"Shko bre n'hamom" - Zbardhet përplasje e plotë e Haradinajt me Konjufcën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shko bre n’hamom” – Zbardhet përplasje e plotë e Haradinajt me Konjufcën

    Insajderi
    06 June 2022 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj iu është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duke i thënë “shko bre në hamom”.

    E kjo shprehe e tij karshi kryeparlamentari erdhi pasi reagimit të këtij të fundit I cili nuk u pajtua me gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri

    Konjufca: Ky është Kuvend ke qenë kryeministër

    “Zotëri Haradinaj ky është Kuvend edhe vetë ke qenë kryeministër”, tha ai.

    Më pas kreu i AAK-së reagoi duke i thënë “shko bre në hamom”.

    Haradinaj: Shko bre në hamom

    “Shko bre në hamom”, u shpreh ai.

    Tutje Konjufca ia rikujtoi deputetit Haradinaj se parlamenti i ka rregullat dhe të ruaj qetësinë.

    Konjufca: Parlamenti i ka rregullat e veta

    “Edhe ju me siguri e kuptoni parlamenti i ka rregullat e veta”,

    Më pas Haradinaj ia ktheu duke i thënë se çfarë Kuvendi është kur veteranët janë te dera.

    Haraidinaj: çfarë Kuvendi është kur i ke veteranët tek dera

    “Çfarë Kuvendi është kur i ke veteranët tek dera, ti koke Kuvend”, u shpreh ai.

    E ai vazhdoi tutje duke thënë se deputetëve të LVV-së duhet t’iu vije turp që e kanë sjell projektligjin për pagën minimale në këtë mënyrë në Kuvend.

    E më pas kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se në Kuvend flasin me argumente dhe asgjw nuk shkon me zor.

    Konjufca: Këtu flasim me argumente

    “Këtu flasim me argumente kurgjo nuk shkon me zor janë rregulla të Kuvendit të cilat na i ka imponuar vullneti i lirë i qytetarëve që na kanë sjell në Kuvend nuk i kemi zgjedh vetë secilin populli e ka vendosur me vullnetin e vetë të lirë, prandaj duhet t’i respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, theksoi ai.

    E kjo përplasje nisi pasi deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj iu drejtua ashpër deputetët të LVV-së por edhe kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke ia përmendur emrin e babait se duhet t’iu vijë turp që e kanë sjell në Kuvendin e Kosovës për votim ligjin për pagën minimale, pa përfshirë veteranët.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark