Insajderi
Insajderi

Përplasje edhe brenda kuvendit për Ligjin e Pagave – Haradinajt Konjufcës: Shko bre në hamom

Insajderi
06 June 2022 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje edhe brenda kuvendit për Ligjin e Pagave – Haradinajt Konjufcës: Shko bre në hamom
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Ndonëse jashtë objektit të Kuvendit vetëranët protestuan kundër ligjit për pagat, deputetët brenda janë duke folur pikërisht për këtë ligj.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj është përplasur verbalisht me kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën dhe disa deputetë të LVV-së rreth këtij ligji.

“Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse ky z. [Armend] Muja e do të tjerë kanë mbërri në këtë shkallë të mashtrimit në parlament. Është turp me diskutu në kuvend nëse do ta rritim pagën minimale për veteranët. Është turp për ty Glauk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës; është turp për Gani Krasniqin, Enver Dugollin e krejt aty që jeni”, tha Haradinaj.

“Mos luni me këto sene. Marre duhet me ju ardhë që e keni pru këtë çështje deri këtu, për 35 a 40 euro të veteranit”, tha Haradinaj.

Haradinaj, më tej i ka thënë “po shko bre në hamom”, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

Haradinaj tutje ka thënë se projektligji për paga minimale nuk do të mund të kalojë dhe i ka kërkuar Qeverisë, respektivisht ministrit të Financave, Hekuran Murati, që ta tërheq projektligjin.

Ndërkaq, kryeparlamentari Konjufca i ka kërkuar Haradinajt që ta ruajë qetësinë.

“Ky është Kuvend edhe vetë keni qenë Kryeministër. Edhe ju po besoj e kuptoni se Parlamenti i ka rregullat e veta. Ju lutëm ruajeni qetësinë, nëse keni mundësi”, ka thënë Konjfuca. /Gazeta Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark