
Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht mungesë të oksigjenit, ku për pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore.
Punonjësit e kësaj gjykate vendosen se duke filluar nga e hëna, do të ndërpresin punën nga dy orë në ditë, prej orës 13 deri në ora 15.
Kjo formë e protestës do të vazhdojë deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt. Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtese.
Protestës i janë bashkangjitur institucionet tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore, njofton Zyra për Informim e Sindikatës e Punëtorëve të Judikaturës.