Dy raste të dhunës ndaj gruas në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy raste të dhunës ndaj gruas në 24 orët e fundit

    Insajderi
    29 March 2016 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit ka arrestuar 10 persona, prej të cilëve pesë vazhdojnë të jenë në mbajtje.

    Njëri nga personat e dërguar në mbajtje është nga Vitia, dhe dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.  Rasti ka ndodhur në Viti.

    Në një rast tjetër të dhunë familjare që ka ndodhur në Malishevë, një grua është detyruar të kërkojë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga dhuna e ushtruar prej burrit të saj.

    Edhe ky person është arrestuar e më pastaj dërguar në mbajtje.

    Në 24 orët e fundit, policia njofton po ashtu se janë raportuar 45 aksidente trafiku.  Prej tyre, në një rast ka pasur të vdekur kurse në 14 të tjerë të lënduar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark