
Gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën Infektive në rapartin Intensiv janë hospitalizuar dy raste të dyshimta në grip nga Qendra Emergjente për të cilat pritet rezultati.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike përmes një komunikate për media, ku ndër të tjerash jepen këshilla se si të mbroheni nga H1N1, që njihet edhe si gripi i derrave.
Në komunikatë thuhet se Në sezonin 2015/2015 në SHSKUK janë raportuar 6 raste të vdekjes, prej të cilëve 4 raste të konfirmuara me Influencë A, 1 rast me A(H3)v dhe 1 rast me Influencë B me legalitet 0.01%.
Sipas tyre të gjitha rastet me fatalitet janë paraqitur me vonesë në trajtim mjekësor.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë kanë treguar disa mënyra se si të mbroni veten dhe të tjerët:
Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve
Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes
Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të papastruara
Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi • Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni
Hidhni faculetën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit
Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun./Insajderi.com