×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Pas raportimit të Insajderit, Ministria e Drejtësisë anulon tenderin që ndërlidhet me arbitrazh

    Insajderi
    08 June 2022 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm një ditë pas publikimit të shkrimit të Gazetës Insajderi me titull “Tenderi i dyshimtë prej 17 mijë eurosh i Ministrisë së Drejtësisë, Insajderi sjell detaje”, Ministria e Drejtësisë që drejtohet nga Albulena Haxhiu ka marrë vendimin që të anulohet ky tender. Insajderi sjell detaje që e çuan në këtë vendim këtë dikaster të Qeverisë

    Insajderi

    Në fillim të javës Insajderi publikoi një hulumtim, pas përcjelljes për javë të tenderit për  shërbime e  ekspertiza ligjore, financiare e ekonomike (bankare), për procedurën e arbitrazhit. Dy ditë më vonë, Ministria që drejtohet nga Albulena Haxhiu e ka anuluar këtë tender.

    “Tenderi i dyshimtë prej 17 mijë eurosh i Ministrisë së Drejtësisë, Insajderi sjell detaje”, është publikuar më  qershor. Vetëm një ditë më vonë, më 7 qershor Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dokumentin për anulimin e këtij tenderi.

    Me 8 qershor është publikuar vendimi për anulimin e këtij tenderi, me arsyetimin që “Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”.

    Në këtë dokument është dhënë sqarimi pse Ministria e Drejtësisë nuk vazhdoi me kompaninë në pronësi të dy individëve që me një aktivitet për Drejtësi Komerciale janë direkt të përfshirë në asistencë ndaj po kësaj ministrie që i shpërbleu me tender.

    “Ky aktivitet i prokurimit anulohet në tërësi për shkak se i shpërblyeri me kontratë OE Lex Business është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës për të dy llotet (llot I dhe Llot II), ku jemi njoftuar përmes shkresës së dërguar nga operatori në fjalë. Gjithashtu llot 3 anulohet për shkak se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Dfrejtësisë për anulim.

    Insajderi raportoi se disa kompani ishin në garë, dhe tenderi qëndroi për disa javë i hapur. Në fund, dy nga tri pjesët e këtij tenderi i kishte fituar firma “Lex Business SH.P.K.”. Vlera e pjesëve që iu kishte dhënë kompanisë ku 50 përqind të aksioneve i ka Vjosa Shkodra arrin në afro 17 mijë euro.

    Siç raportoi Insajderi, projekti ku Vjosa Shkodra është zëvendës shefe, pra aktiviteti Drejtësia Komerciale është një aktivitet me të cilin USAID e mbështet Ministrinë e Drejtësisë në reforma ligjore. Pos Shkodrës, në këtë aktivitet direkt është e përfshirë edhe ortakja tjetër e biznesit që fitoi tenderin, tashmë të anuluar, po nga Ministria e Drejtësisë, po për arbitrazhin- një fushë e drejtësisë komerciale.

    Ortakja tjetër me 50 përind në firmën fituese, “Lex Business SH.P.K.”, është Njomëza Zejnullahu, Këshilltare e Lartë Ligjore në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale.

    Lexo edhe: Tenderi i dyshimtë prej 17 mijë eurosh i Ministrisë së Drejtësisë, Insajderi sjell detaje

    https://insajderi.org/tenderi-i-dyshimte-prej-17-mije-eurosh-i-ministrise-se-drejtesise-insajderi-sjell-detaje/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark