Asnjë kosovar nuk ka shkuar në luftën e Sirisë në tetë muajt e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë kosovar nuk ka shkuar në luftën e Sirisë në tetë muajt e fundit

    Insajderi
    29 March 2016 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në tetë muajt të fundit, asnjë kosovar nuk i është bashkuar fronteve të luftërave në Siri dhe Irak. . Këto komente i ka bërë Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni pas një takimi që pati sot me kryeministrin e vendit Isa Mustafa, duke shtuar se arritje është bërë falë punës dhe fushatave vetëdijësuese.

    Kryeministri Mustafa dhe ministri Hyseni, kanë trajtuar gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend e me theks të veçantë kanë biseduar për terrorizmin.

    Sipas Hysenit, shteti i Kosovës është i gatshëm të përballet me ndonjë kërcënim eventual të sigurisë.

    “Aktualisht, sipas raporteve mund të jenë rreth 70 qytetarë të Kosovës që po marrin pjesë në këto luftëra, në këtë numër përfshihen edhe personat që kanë dy nënshtetësi”, ka thënë Hyseni.

    Në anën tjetër, kryeministri Mustafa, duke folur për të arriturat e organeve të rendit ka theksuar se është arritur një progres i madh në fushën e sigurisë.

    “Është bërë punë konkrete. Gjatë vitit të kaluar është punuar në 1700 raste në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, edhe numri i vrasjeve është zvogëluar për rreth 28 për qind”, ka thënë kryeministri Mustafa.

    Ndërkohë, Mustafa tha se është shënuar sukses edhe në ndaljen e migrimit kjo falë një bashkëpunimi të përgjithshëm.

    Sipas tij, janë marrë shumë masa për ndaljen e migrimit dhe se vendi po bënë përpjekje që ti kthejë qytetaret.

    Deri më tash Mustafa, tha se janë kthyer rreth 20 mijë persona që kishin kërkuar azil në vende të ndryshme./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark