Insajderi
Lajme

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Ferizaj, një 18-vjeçar dërgohet në QKUK

Insajderi
09 June 2022 - 18:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku mes një veture e motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 16:15 në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj. 

Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një 18-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lajmin për Insajderin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se automjetin ka qenë duke e vozitur një 51-vjeçar.

“Për pasojë motoçiklisti i moshës 18 vjeçar E.R pëson lëndime trupore, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, dërgohet në QKUK Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa Njësia e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e aksidentit dhe po e heton rastin”, ka deklaruar Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark