Insajderi
Lajme

U operua në Kirurgji, por ministri Latifi trajtimin po e vazhdon në KAM

Insajderi
10 June 2022 - 10:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
U operua në Kirurgji, por ministri Latifi trajtimin po e vazhdon në KAM
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është operuar mbrëmë nga zorra qorre në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.

Klan Kosova merr vesh se ministri e ka thirrur kirurgun Enver Fekajn nga shtëpia për ta operuar. I njëjti ka qenë kandidat për drejtor të Klinikës në fjalë.

Pos kirurgut Fekaj, intervenimi kirurgjik është kryer edhe nga ekipa kujdestare të cilët kanë qenë Lulzim Salihu, Valon Zejnullahu dhe Driton Komoni.

Latifi pas operacionit është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv, klinikë kjo e cila ka kushte më të mira.

Ndërkohë, merret vesh se ministri Latifi është vetë i dyti në dhomë dhe gjendja e tij është e mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark