Insajderi
Lajme

Përleshje masive në Kolovicë, dyshohet se një 21-vjeçar është therur me thikë

Insajderi
11 June 2022 - 23:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje masive në Kolovicë, dyshohet se një 21-vjeçar është therur me thikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përleshje masive ku janë përfshirë shtatë persona ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku përpos grushteve janë përdorur edhe armë të ftohta, me ç’rast dyshohet se është therur me thikë një 21-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore.

Sipas sinjalizuesve, Policia ka arritur që të arrestojë katër persona, ndërsa tre të tjerë janë arratisur.

Dyshohet se deri te përleshja erdhi si pasojë e disa mosmarrëveshjeve të mëhershme mes palëve të përfshira, të cilat i kishin pasur me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin, por që të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark