Insajderi
Insajderi

Lajmi i fundit: Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në këtë vend

Insajderi
14 June 2022 - 17:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajmi i fundit: Sunny Hill anulohet në Prishtinë, do të mbahet në këtë vend
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë, dhe për këtë, organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit. Festivali, sic mëson Express, do të mbahet në Tiranë.

Festivali “Sunny Hill”, që ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, ka dështuar.Sipas Gazetës, kjo ka ndodhur pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve.

Për shkak të vonesave në përgjigje për një vendim përfundimtar për dhënien e tokës në shfrytëzim, Express mëson se Dukagjin Lipa i ka njoftuar krerët e shtetit se Festivalin “Sunny Hill” nuk do ta mbajë në Prishtinë.

Gazeta mëson se festivali pritet tash të mbahet në Tiranë.

Në adresimin e organizatorëve thuhet se në vend të përkrahjes, kërkesa për t’i siguruar një vend festivalit “është politizuar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark