Haxhiu – Kurtit: Nëse qëndron në zyre të dhemb shpina, unë mund të ju trajtoj si fizioterapist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu – Kurtit: Nëse qëndron në zyre të dhemb shpina, unë mund të ju trajtoj si fizioterapist

    Insajderi
    23 June 2022 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapi”.

    Kështu i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Kurti e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.

    “Vetëm një person doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, ka thënë Kurti për Haxhiun.

    Ky i fundit i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që t’i lë deputetët të votojnë lirshëm.

    Por Kurti është shprehur i bindur se “Projektligji për Trustin nuk do të kalojë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark