×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Komisionet jokompetente bënë pranimi teknik të kontratave të në Ministrinë e Infrastrukturës

Insajderi
24 June 2022 - 17:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Sipas legjislacionit në fuqi, anëtarët e komisionit të ekspertëve për mbikëqyrje të punëve, pranim teknik dhe punëve të kryera në tenderet publike duhet të jenë persona me kualifikim dhe njohuri të specializuara në sektorin e infrastrukturës rrugore nga lëmi i ndërtimtarisë, sigurisë në komunikacionin rrugor, e të ngjashëm’.

Por pavarësisht kësaj, që kërkohet me legjislacion në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit ka pasur komisione që e kanë bërë pranimin teknik anipse ata nuk kishin kualifikimin e duhur.

Zyra Kombëtare e Auditorit, ka gjetur se kjo është bërë në katër tendere, shkruan Insajderi.

“Për projektet ‘’Asfaltimi i rrugëve në Kamenicë’”, “Mbikalimi në Polluzhë dhe Tërstenik, “Ndërtimi i rreth rrotullimit në Rrugën Nacionale në Banullkë” dhe “Ndërtimi i rrugës te varrezat në Pejë” kemi identifikuar se përbërja e komisioneve për pranimin e punëve nuk ishte në përbërje nga anëtarët me kompetencë dhe njohuritë nga fusha e kërkuar”.

Sipas Auditorit pranimi teknik dhe vlerësimi i gjendjes së ndërtimit, “ishte bërë nga komisionet në përbërje të një inxhinieri dhe anëtarët tjera si ekonomist, jurist, inxhinier elektroteknikës, si dhe zyrtar nga zyra e prokurimit”.

Ministria e arsyetoi këtë me numrin e pamjaftueshëm të inxhinierëve.

Megjithkëtë sipas auditorit pranimi teknik dhe vlerësimi i gjendjes së ndërtimit nga zyrtarë jo kompetent, rritë rrezikun e pranimit të projekteve jo në pajtueshmëri me standardet dhe cilësinë e kërkuar.

“Po ashtu, kjo nuk është në pajtim me parimet e ndarjes së detyrave”, thuhet më tej.

Ministrisë i rekomandohet që të siguroj se pjesë e komisioneve për pranimin e projekteve dhe punëve, do të jenë zyrtarët me kualifikime përkatëse, “me njohuri të specializuar në infrastrukturën rrugore, që do të ofronin siguri se projektet janë realizuar në pajtueshmëri të plotë me standardet e ndërtimit”. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark