Insajderi
Lajme

Ditëve të nxehta në Prishtinë u “erdhi fundi”, sot hapet pishina e Gërmisë

Insajderi
25 June 2022 - 08:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ditëve të nxehta në Prishtinë u “erdhi fundi”, sot hapet pishina e Gërmisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pishina e vetme në Prishtinë nga sot do të hap sezonin veror nga ora 10:00.

Menaxhmenti i pishinës së Gërmisë thotë se ka kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e sezonit të ri veror.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.

Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta dy euro, ndërsa për fëmijë një euro.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark