Kurti e pret sot në zyre Lajçakun - këto janë temat që pritet të diskutohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti e pret sot në zyre Lajçakun – këto janë temat që pritet të diskutohen

    Insajderi
    27 June 2022 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

    Takimi është bërë i ditur nga Zyra për Media e kryeministrisë dhe do të mbahet në 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

    Përfaqësuesi Special i BE-së e ka nisur sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, derisa pritet të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Mitrovicës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark