​Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    ​Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

    Insajderi
    29 June 2022 - 09:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të mërkurën se limiti maksimal për çmimet e derivateve edhe për 24 orët e ardhshme mbesin të njëjta sikur një ditë më parë.

    Ministria njofton se deri të enjten në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është: 1.86 euro centë për litër, çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është: 1.74 centë euro për litër.

    Po ashtu, çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz është 0.78 centë për litër.

    Ky vendim, sipas MINT është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

    Mësohet se deri tash janë ndëshkuar tre operatorë ekonomik të derivateve për mosrespektim të vendimit të ministrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark