Insajderi
Insajderi

Gërvalla mundohet ta ngushëlloj ushtarin ukrainas: Edhe unë isha jashtë Kosovës në luftë, bëra gjënë e duhur sikur ju

Insajderi
12 July 2022 - 18:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gërvalla mundohet ta ngushëlloj ushtarin ukrainas: Edhe unë isha jashtë Kosovës në luftë, bëra gjënë e duhur sikur ju
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, e ka ngushëlluar kreun e forcave paqeruajtëse ukrainase në Kosovë, Ivan Nastenko, i cili pranoi publikisht se për shkak të detyrës qw ka këtu ndihet i turpëruar që nuk gjendet përkrah bashkëluftëtarëve në vijën e frontit në Ukrainë.

Për t’ia zbutur mërzinë ushtarakut, zv/kryeministrja u thirr në përvojën e vet si mërgimtare në Gjermani.

“E di këtë ndjenjë shumë mirë. Të qëndruarit në Gjermani, 2.000 km larg nga këtu por duke punuar secilën ditë për të mbledhur ndihma për Kosovën ishte shumë e rëndësishme, prandaj tani e di se ishte gjëja e duhur për ta bërë. Por, atëherë ndihesha shumë shumë keq”, i tha ajo Nastenkos, pas përfundimit të ceremonisë, ku misioni EULEX nisi 12 automjete si ndihmë për vendin e sulmuar nga Rusia.

Ajo ia kujtoi oficerit sa e rëndësishme është edhe detyra që ka në Kosovë.

“Mos u ndjej i turpëruar sepse nëse do të kishin nevojë për ty atje, do të të thërrisnin. Ti nuk je duke dezertuar, je këtu sepse është vendi ku duhet të jesh”, tha ajo.

Në fakt, detyrën aktuale e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe vet ukrainasi, gjatë fjalimit në ceremoni, ku edhe e shprehu shqetësimin e tij.

“Sinqerisht, kam ndjenja të përziera sot. Në njërën anë ndihem shumë i turpëruar, se si bashkë-ushtarakët e mi po sakrifikojnë jetën për Ukrainën, por në anën jam vërtetë krenar sot që shërbej mes kolegëve dhe partnerëve ndërkombëtarë që në çdo kohë janë të gatshëm të ndihmojnë, gjë që i dërgon mesazh të qartë gjithë botës se Ukraina nuk është e vetme”, tha Nastenko.

Ukraina i ka 40 ushtarë në Kosovë, në kuadër të misionit të NATO-s që llogaritë 3.770 ushtarë nga 28 shtete anëtare dhe partnere.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark