
Në Tiranë është nënshkruar sot “Deklarata për krijimin e tregut të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë”, nga ministrat, Damian Gjinkuri dhe Blerand Stavileci, e që ka të bëjë me sistemin energjetik në mes Kosovës e Shqipërisë.
Sipas Stavilecit, qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta, ndërkohë që ka vazhduar puna e ekspertëve të nivelit teknik, në shumë aktivitete dhe projekte të përbashkëta që kemi.
Nne duam të shkojmë përtej këtyre marrëveshjeve, në dritën e zhvillimeve që bëhen sa i përket tregut të energjisë elektrike, rrjetit transevropian të energjisë elektrike, duke ditur që edhe vëmendja e shteteve mike dhe gjithë shteteve të BE-së është tek konektiviteti i transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe detar, por po ashtu edhe i një tregu të energjisë, i cili për nga natyra është më kompleks”, theksoi Stavileci, njofton MZHE.
Nënshkrimi i deklaratës në fjalë, synon në rend të parë harmonizimin e legjislacionit që rregullon sistemin energjetik mes dy vendeve./Insajderi.com