Insajderi
Biznes

Investimet në USA nga Comodita  mirëpriten nga kryeprokurori i Texasit z.Ken Paxton dhe senatorja znj.Angela Paxton 

Insajderi
14 July 2022 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Investimet në USA nga Comodita  mirëpriten nga kryeprokurori i Texasit z.Ken Paxton dhe senatorja znj.Angela Paxton 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurori i Texasit  Ken Paxton dhe Senatorja znj.Angela Paxton vizituan Kosovën dhe gjatë aktiviteteve brenda këtij udhëtimi, zgjuan interes të veçantë për vizitën në fabrikën e dyshekeve dhe shpuzës Comodita në Gjakovë. 

Për t’u njoftuar me biznesin më të madh industrial të rajonit – brendin Comodita, ata u përcollën nga drejtori ekzekutiv z.Eroll Shabi dhe ekipi i menaxhmentit të kompanisë. Gjatë njoftimit me ndërmarrjen dhe aktivitetet e përditshme të hapësirave punuese, zotëri dhe zonja Paxton u informuan nga afër për planet dhe zhvillimet që Comodita po bënë të në tregun amerikan, përkatësisht në vendbanimin e tyre, në shtetin Texas. Vizitorët shprehën një entuziazëm tejet pozitiv dhe mirëpritën investimet që brendi Comodita po  implementon në Texas. 

Gjatë kohës së kaluar brenda objekteve të Comodita, ata u fascionuan me mënyrën se si operohet brenda kësaj fabrike, linjat prodhuese, profesionalizmin, numrin e lartë të punëtorëve dhe gamën e madhe të produkteve. Mysafirët nga Texax, vlerësuan fleksibilitetin e Comodita për zgjidhjen e problemeve, sidomos lidhur me sistemin e transportit të dyshekëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që redukton koston dhe ndihmon në rritjen e numrit të produkteve të destinuara për eksport. 

Për të përmbyllur një ditë të bukur si kjo, kryeprokurori dhe senatorja shprehën dëshirën të bëhen pjesë e konsumatorëve të këtij brendi, duke përzgjedhur disa prej produkteve që ishin të disponueshme në dyqanet Comodita Home.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark