Insajderi
Lajme

Gjuajtja me armë në Krushë të Madhe, këta janë të dyshuarit që ende janë në arrati

Insajderi
17 July 2022 - 23:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gjuajtja me armë në Krushë të Madhe, këta janë të dyshuarit që ende janë në arrati
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rreth orës 14:35, ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku lidhur me këtë incident ishte arrestuar një person i dyshuar.

Në këtë rast janë të përfshirë edhe tre persona, ku njëri nga ta tashmë është vetëdorëzuar ndërsa dy të tjerë gjenden ende në arrati.

Sinjali mëson së personat që gjenden ende në arrati janë Armbnor Jerliu dhe Xhemë Jerliu.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Si pasojë e një konflikti për një veturë, dyshohet se është përdorur armë zjarri dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar”, tha zëdhënësi i Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark