
Komisioni për verifikimin e dokumentacioneve dhe Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë eliminuar nga gara për rektor Jusuf Musliun dhe Azem Lajqin.
Jusuf Musliu u eliminua për shkak se nuk i plotësoi kriteret e konkursit që i bie se nuk kishte thirrje akademike në asnjë universitet, për dallim nga Jusufi, Azem Lajqi që nuk e pati të kompletuar dokumentacionin e aplikimit për Rektor, raporton Insajderi.
Atij mungoi vërtetimi se nuk është nën hetime. Nesër këshilli Drejtues i UP-së do të intervistojë 4 kandidatët që synojnë postin e rektorit e që janë: Marjan Dema ,Nuredin Mestani ,Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha, njofton Klan Kosova./Insajderi.com