Vodhën pensionet, arrestohet drejtori i postës dhe shefi i zyrës në Dibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhën pensionet, arrestohet drejtori i postës dhe shefi i zyrës në Dibër

    Insajderi
    22 July 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arrestohet drejtori i postës së Dibrës Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda nën akuzën e shpërdorimit të detyre.

    Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim dokumentesh. Ky i fundit është në kërkim.

    Ky person sipas hetimeve ka vjedhur pensionet. Mësohet se shuma e vjedhur është rreth 6 milionë lekë të reja.

    Dy shefat e tij, drejtori i postës dhe shefi i zyrës akuzohen se nuk e kanë pikasur vjedhjen edhe pse në dokumentacionet e plotësuara nga Hasi ka parregullsi në periudhën janar-maj të këtij viti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark