Insajderi
Insajderi

I dyshuari Murturi u paraqit fillimisht si dëshmitar që e gjeti imamin të gjakosur, Insajderi zbulon se për çka po e heton Policia

Insajderi
22 July 2022 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuari Murturi u paraqit fillimisht si dëshmitar që e gjeti imamin të gjakosur, Insajderi zbulon se për çka po e heton Policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi janë tre vëllezërit të cilët po dyshohet se e rrahën mbrëmë imamin, Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës,

Siç mëson Insajderi, Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.

Gjendjen shëndetësore sipas burimeve të Insajderit imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.

Imami ka lëndime në kokë dhe në dorën e djathtë ku dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta, fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.

Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime për Insajderin.

Të tre të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark