Sekuestrohen 80 mijë litra naftë e kontrabanduar në Portin e Durrësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohen 80 mijë litra naftë e kontrabanduar në Portin e Durrësit

    Insajderi
    23 July 2022 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    80 mijë litra naftë, e dyshuar si kontrabandë janë bllokuar nga policia në Durrës.

    Policia e Shqipërisë për këtë rast kanë shpallur në kërkim tre persona, administratorin Alban Malindi, kapitenin Flamur Aliu dhe mekanikun e peshkarexhës, Nuri Xheka.

    “Në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit: A. M., 38 vjeç, banues në Durrës, administrator i peshkarexhës; F. A., 65 vjeç, banues në Durrës, kapiteni i peshkarexhës; N. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, mekaniku i peshkarexhës. Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Autoritetet thonë se për këtë ngjarje kanë marrë informacion në rrugë operative se në Portin e Durrësit ishte ankoruar një peshkarexhë me naftë të dyshuar kontrabandë.

    Tre personat e shpallur në kërkim kishin përshtatur një depozitë në peshkarexhë për naftën e kontrabanduar. Për këtë arsye ata shmangnin detyrimet doganore.

    Peshkarexha doli në det pa njoftuar kapitenerinë dhe Policinë Kufitare. Po ashtu, në mënyrë që të mos identifikoheshin, ata fikën gjurmuesit, por në fund u kapën nga policia.

    Në veprimet e para hetimore morën pjesë edhe Policia Kufitare, Dega Doganore Durrës, Antikontrabanda Detare dhe FSPD Port Durrës./tvklan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark