
1 i vdekur dhe 1 i plagosur ishte bilanci i një atentati mafioz mbrëmjen e djeshme në qendër të Milotit. Viktimë e atentatit me armë zjarri ka mbetur Klisman Preçi, 28-vjeç, ndërsa Ylli Brahimi 46-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ylli Brahimi ka marrë dëmtime në brinjë dhe në këmbë.
Burime i thanë VoxNews se ngjarja ka ndodhur në qendër të Milotit, në hyrje të një pallati, dhe janë qëlluar nga një makinë në lëvizje, sapo kanë zbritur nga makina e tyre tip ‘Toyota Land Chrysler’ e cila ishte e blinduar.
Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një masakre e cila ndodhi, disa ditë më parë në Fushë Krujë ku humbën jetën 3 të rinj mes tyre edhe kushëriri i Ervis Martinaj.
Ylli Ibrahimi i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme është pikërisht emri i cili të bën të dyshosh, se këto krime të shumfishta ndodhin për shkak të miqësisë më Ervis Martinajn.
46-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale. Ylli Ibrahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali.
Po pse po vriten miqtë e Ervis Martinaj dhe mallkimi i ngjarjes në Bllok:
Ervis Martinaj, në arrati nga autoritetet dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, veçse mund ta ketë parë lajmin e ekzekutimit të të afërmit dhe miqve të tij edhe atentatin ndaj mikut të tij Brahimaj.
Por, kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Mbi të gjitha, pas ngjarjes së bujshme të tetorit 2018 në bllok.
Një prej dyqaneve më të shtrenjtë e më të njohur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, do të kthehej në skenën më të bujshme të krimit në tetor 2018.
Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës. Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë, viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.
Gaxhën ndërkaq e pati qëlluar truproja i Ervin Matës, Mervjol Bilo. Santiago Malko, një ish-polic, mik i Martinajt, mbeti i vrarë në gusht 2019, pas një atentati që iu bë në mjetin e tij tip BMË.
Malko u ekzekutua më 27 gusht në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së tij u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
Sipas SPAK-ut, vrasjes së ish-policit i paraprin një ngjarje kriminale, ajo e 26 gushtit në vitin 2018, kur në një lokal mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Ibrahim Durollari dhe Rovaldo Mumajesi.
Autori i kësaj ngjarjeje dyshohej të ishte pikërisht Santiago Malko. Fill pas kësaj, SPAK sugjestionoi se ai ka qenë i përfshirë edhe në tentativën për vrasjen e Erlis Dukës.
Ndërkohë, në një intervistë televizive nëna e viktimës do të shprehej se vëllezërit Duka ishin vrasësit e djalit të saj. Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj.
Erigers Mihasi, do të bëhej edhe miku i tretë i Martinajt, i cili do të mbetej i vrarë në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.
Pasi ishte i shpallur në kërkim në qershor 2020 nga Policia, Mihasi u vra më 13 nëntor 2021, në udhëtim e sipër me automjetin e tij tip Audi A8.
Mihasi, së bashku me një mikun e tij të automjet, u qëlluan me breshëri automatiku dhe u lanë të vdekur në vend. Ngjarja tek “Monopoli” e ka bërë po ashtu të njohur fillimisht për policinë Mihasin, pasi ai u mor në pyetje lidhur me çfarë ndodhi aty.
Mihasi ishte po ashtu mik i ngushtë me Santiago Malkon, i cili u vra disa muaj përpara atij. Ndërsa, me vrasjen e Brilant Martinajt, saga e krimeve ndaj miqve të Ervis Martinajt (apo edhe të afërmve tashmë) nuk ka të përmbyllur dhe vijon të jetë e hapur.
Mandej, autorët për vrasjen e Mihasit, ende nuk janë identifikuar dhe vrasja e Brilant Martinajt, në mos identike, është shumë e ngjashme me atë të ndodhur në Astir në fund të 2021-shit. Disa emra të botës të krimit janë kërkuar nga prokuroria që të merren në pyetje në lidhje me vrasjen e Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës.
Me shkresë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano kërkohet marrja në pyetje e Ramadan Rrahjës, nipi i deputetit të PS-së, Rraham Rrahja. Po ashtu kërkohet marrja në pyetje e dy miqve të tij, Alesio Dobrozit dhe Rohan Brahimit, Prendit.
Prokuroria ka kërkuar që të nxirret kartelë në sistemin TIMS për këta persona. Në pyetje kërkohet që të merret edhe Gentian Recit, nipi i ish-policit Xhelal Recci, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Ndërkohë, është kërkuar marrja në pyetje edhe e Indrit Dokles.
Hasmëritë që kërkojnë kokën e Ervis Martinajt
Sa më shumë kalon koha, aq më shumë del në dritë fakti se shënjestër e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës qe Brilant Martinaj. Lidhjet e gjakut e kishin futur shpejt adoleshentin në botën e krimit. Duke qenë kushëri i Ervis Martinajt, një person i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Tiranë, për 22-vjeçarin qe e kollajtë të prezantohej me një reputacion të konsoliduar.
Shto këtu edhe vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhulio Prenga për dritat e makinave apo dyshimet për vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi, përforcohen dyshimet se vrasësit kërkonin pikërisht Brilant Martinajn.
Rreth tij qarkullojnë shumë histori dhe episode nga ku mund të kenë lindur hasmëritë, por deri më tani të dokumentuara në prokurori janë përplasjet me tre grupe kriminale.
Përplasja me klanin Duka
Një dosje e prokurorisë e publikuar rreth një vit më parë, nxjerr një panoramë të qartë se çfarë rreziku i kanoset këtij njeriu me kundërshtarët që ka. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin klani Duka, që e kanë ruajtur dhe ndjekur në mënyra të sofistikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta vrarë, por pa ia arritur qëllimit.
Më poshtë është e zbardhur dosja hetimore që çoi në burg Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjanin dhe të fejuarën e këtij të fundit, pasi akuzohen se krijuan kushte për eleminimin e Ervis Martinajt.
Dosja hetimore:
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ‘Myslym Shyri’ ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit etj.
Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpermjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe
Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin “Doge” “apo “Dogja”). Keta dy shtetas kanë patur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.
Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.
Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai) ndersa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itimerar Athinè-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) euro.
Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorise Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shietit, si specialist IT per periudhën 2015-2019.
Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kerkuar Ardjanit që të prezantohet tek Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit te Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.
Dauti i ka premtuar edhe shperblim në para per këta sherbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatimir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.
Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinen e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të “shese” informacionin si tq besuar tek Fatmir Hyseni dhe duke e perdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshem informacioni.
Nga takimi qè ka patur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular “Enkro”.
Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinaj po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.
Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Nderkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve Turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto).
Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.
Përplasja me Endrit Doklen
“Nuk doja të vrisja Endrit Doklen. I mora lekët Ervis Martinajt dhe nuk doja konflikt me të”. Është kjo një nga frazat e shkëputura në dëshminë e gjatë që Nurdin Dumani ka dhënë përpara hetuesve të SPAK, në lidhje me pagesën që kishte marrë nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen.
Motivet se përse Ervis Martinaj e do të vrarë Endrit Doklen janë mister, por vrasja e Xhelal Reçit në Laç dyshohet se ka lidhje pikërisht me këtë fakt, pasi vajza e viktimës është e fejuara e Indrit Dokles.
Bashkëpuntori i Dumanit, Henrik Goxhaj ka thënë në dëshminë e tij se: …Po kështu Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e shtetasit Indrit Dokle. Kjo ka qenë rreth para një viti ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin unë e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda që ne po kryenin në telefon ai më thotë do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.
Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri tek TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin por nuk e kam parë.
Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Toyota. Në një nga këto lëvizje tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga bisedat në celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”.
Nuk dihet si do jetë fundi i këtyre ngjarjeve të cilat po lëndojnë zemra nënash dhe po lajnë qytete me gjak, shteti shqiptar duhet të ndërhyjë patjetër në vendosjen e rendit. Ngjarjet e frikshme kanë rritur pa siguri te qytetarët të cilët kërkojnë që policia ti vendos në pranga vrasësit.
Kush e ka radhën?
Shpresojmë që të mos kemi asnjë viktimë më shumë por gazetari I kronikës së zezë Artan Hoxha me anë te një statusi ne facebook shkruan se janë mbushur ende të shtatat, nga atentati me 3 te vrarë mbi uren e Fushe Krujës… Sherbimi zjarrfikes ne gatishmeri, makines se atentatit shpejt do ti dale tymi…