Sherr dhe të shtëna me armë për parkimin e makinave në zonën e plazhit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherr dhe të shtëna me armë për parkimin e makinave në zonën e plazhit

    Insajderi
    24 July 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sherr për parkimin e makinave në zonën e plazhit ka sjellë më pas të shtëna me armë në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë.

    Një person ka nxjerrë armën pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.

    “Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër’, njofton policia.

    Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

    Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark