Vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir, nëna: Po e lëshova mund të dëmtojë veten ose të tjerët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vajza nga Kurbini prej vitesh mbahet e lidhur me zinxhir, nëna: Po e lëshova mund të dëmtojë veten ose të tjerët

    Insajderi
    24 July 2022 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Ahmet Zani

    Në fshatin Zheje të Kurbint mbahet e lidhur me zinxhirë një 31-vjeçare, që ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët.

    “E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra ti bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë që ta mbajë. Sa të ikë, ta shtypë makina e mbaj këtu, s’kam ç’të bëj, të vras veten.”

    https://www.youtube.com/watch?v=2w1rYs0vFys

    Nga institucionet veç miratimit të pagesës së kempit, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, vetëm sorollatje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark