Të dielën nis festivali i teatrit të hapur në Prizren - Insajderi
×
Kulturë

Të dielën nis festivali i teatrit të hapur në Prizren

Insajderi
25 July 2022 - 14:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga 31 korriku deri më 4 gusht 2022 në Prizren do të mbahet edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të teatrit në ambient të hapur, “Prizrenfest”.

Festivali hapet të dielën në ora 20:00 në Kino Lumbardhi me shfaqjen, “To nikad nigdje nije bilo” të Teatri Nacional të Sarajevës.

Organizatorët e festivalit  kanë bërë të ditur se në këtë edicionit të “Prizrenfest” do të jepen shfaqje teatrore nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Italia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania.

Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si:

Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, , Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur është i themeluar nga artistët: Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark