
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ai tha se të lënduarit janë dërguar në SHSKUK.
“Rreth orës 19:40 në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lëndime ku tre persona dyshohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore. Personat e lënduar janë dërguar në SHSKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor”, ka thënë Kelani.
Policia e Kosovës vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes.