Insajderi
Lajme

Balje: Nuk e prishi koalicionin me VV-në për Armend Mujën

Insajderi
28 July 2022 - 22:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Balje: Nuk e prishi koalicionin me VV-në për Armend Mujën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e CDU-së Duda Balje ka folur për debatet që ka pasur në një komision parlamentar me Armend Mujën.

Ajo në një lidhje telefonike në “Debat Plus” ka thënë se ka qëndrime të ndryshme me LVV-në për disa çështje dhe kjo është reflektuar edhe në komisionet punuese.

“LVV nuk e ka shumicën tashmë në komisionin ku jam pjesë edhe unë. Lista serbe nuk merr pjesë ne komision fare dhe rrjedhimisht Armend Muja duhet ta tregojë vetën dhe të gjejë vota. Ata kërkojnë përjashtimin tim në mënyrë që në komision të vijë dikush tjetër nga Grupi Multietnik që do të mund t’i përshtatej LVV-së. Unë kam bindjet e mia”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Unë për shkak të Armend Mujës nuk do të braktisi koalicion me LVV-në. Tash për tash nuk prishet koalicioni. Nuk është koha për zgjedhje. As ne e as opozita nuk është gati për zgjedhje. Nuk e di më kë ka biseduar zotri Gashi. Me grupin tonë nuk ka folur”.

Balje ka thënë se nuk ka presion për të ndryshuar votën në lidhje me Projekt-Kodin civil, por ndryshe sipas saj ka ndodhur me Trustin.

“Vota ime kundër Projekt-Kodit civil është në përputhje me vullnetin e elektoratit tim. Kam takuar qytetarë dhe intelektual, dhe ata janë shprehur kundër ndryshimeve në Projekt-Kod”, deklaroi Balje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark