Insajderi
Botë

Zyrtari amerikan thotë se sanksionet mund ta dëmtojnë ekonominë amerikane

Insajderi
31 March 2016 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zyrtar i lartë amerikan ka paralajmëruar se sanksionet ekonomike rrezikojnë lëndimin e ekonomisë amerikane dhe i largojnë vendet e tjera që mbështeten në dollarin amerikan, si monedhë rezervë në botë.

Përderisa administrata e Obamës në vazhdimësi ka përdorur sanksione për t’i ndëshkuar vendet si Iranin, Rusinë, Korenë e Veriut dhe organizata të ndryshme terroriste e që merren me trafikim të drogës, sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew tha se ka limite në efektin e këtyre sanksioneve.

“Sankionet nuk duhet të përdoren aq lehtë”, tha ai, duke shtuar se ato duhet të përdoren në mënyrë “strategjike” dhe “juridike”.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun e përdorimit të tepërt të sanksioneve, gjë që mund ta dëmtojë pozitën tonë udhëheqëse në ekonominë globale, dhe efektin e vet sanksioneve”, ka thënë Lew./rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark