Insajderi
Lajme

Situata në veri: Në rrugë po shihen qytetarë me maska

Insajderi
31 July 2022 - 19:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Situata në veri: Në rrugë po shihen qytetarë me maska
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Situata në Veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa serbët atje kanë bllokuar rrugët në Bërnjak dhe Jarinje.

Në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska, raporton REL.

Nërkohë pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar bllokimin e rrugëve në Bërnjak dhe Jarinje dhe ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

Qytetarët që po udhëtojnë në këtë pjesë, po përdorin rrugë alternative pas bllokadave të vendosura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark