Insajderi
Lajme

Familja kosovare që po shkonte drejt Zvicrës rrahet nga serbët në veri, 5 persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës

Insajderi
31 July 2022 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familja kosovare që po shkonte drejt Zvicrës rrahet nga serbët në veri, 5 persona po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Situata në veriun e Kosovës është tensionuar tejmase në prag të hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Strukturat paralele në veri të vendit Kanë bllokuar rrugët.

Veriu.info mëson nga burimet e saj se një familje kosovare është ndaluar në pjesën veriore të vendit teksa po udhëtonin drejt Zvicrës pasi kishin kaluar pushimet në Kosovë.

Veriu.info mëson se kjo familje kosovare është rrahur nga serbët që kanë dalë në rrugë, dhe u është vjedhur vetura.

3 persona të rritur dhe dy fëmijë po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës./Veriu.info


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark