Insajderi
Insajderi

Alarmon eurodeputeti: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën

Insajderi
31 July 2022 - 22:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Alarmon eurodeputeti: Serbia e nxitur nga Rusia mund ta sulmojë Kosovën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Riho Terras, eurodeputet, pas tensioneve në veri ka thënë se Serbia mund ta sulmojë Kosovën, duke u frymëzuar nga Rusia e Vladimir Putinit, shkruan Insajderi.

Ai tha se NATO-ja dhe Parlamenti Evropian duhet të qëndrojnë të fortë.

“Raportimet nga Kosova janë shumë shqetësuese. Përfaqësuesja e Putlers (bashkimi i emrave Putin dhe Hitler) Serbia po mëson nga vëllai i madh dhe mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në NATO dhe Komitetin për punë të Jashtme në Parlamentin Europian”, ka shkruar Terras në Twitter.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark