Insajderi
Lajme

Ramush Haradinaj bën thirrje: Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë

Insajderi
01 August 2022 - 11:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ramush Haradinaj bën thirrje: Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri për aksionin e mbrëmshëm të njësive special në Veriun e Kosovës, shkruan Insajderi.

Haradinaj shqetësimin e tij e shprehu përmes rrjetit social, Facebook, ku nënvizoi se, “Çdo veprim i lënë në gjysëm të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën“.

“Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë. Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.
Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.
Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.
Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s’je qeveri, do të shihet me 31 gusht” – thuhej ndër tjera në reagimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinjat.

Ndryshe, Haradinaj reagoi edhe mbrëmë, derisa vendosjen e reciprocitetit e pa si të drejtë dhe të ligjshme.

/Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark