Insajderi
Botë

Prindërit lanë fëmijën në makinë gjatë debatit, foshnja 2-muajshe rezulton pozitive për lëndë narkotike

Insajderi
02 August 2022 - 09:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prindërit lanë fëmijën në makinë gjatë debatit, foshnja 2-muajshe rezulton pozitive për lëndë narkotike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, në provincën e Latina.

Një çift që po debatonin lanë vajzën e tyre 2-muajshe të mbyllur në makinë, ndërkohë që ajo ishte duke qarë.

Protagonistët janë një 40-vjeçar dhe një 38-vjeçare.

Të dy me origjinë nga Castelli Romani dhe ai me precedentë të mëparshëm penalë ishin pranë një lokali kur po debatonin me fjalë të rënda she shtyrje të cilat nuk i kanë shpëtuar kalimtarëve.

Një shitëse e cila e pa foshnjën brenda makinës duke qarë dhe kuptoi se temperaturat e larta mund të shkaktonin diçka të rëndë ngriti alarmin.

Shitësja e mori fëmijën dhe e çoi në lokal ku u përpoq ta qetësonte dhe më pas lajmëroi  karabinierët dhe ambulancën.

Mjekët e çuan vajzën e vogël dhe e çuan në spitalin Santa Maria Goretti në Latina, ku pas një kontrolli rezultoi pozitive ndaj një lënde narkotike.

Për foshnjën tani do të caktohet një kujdestar, në pritje që t’i besohet një familjeje tjetër. si nëna ashtu dhe babai do të duhet të përgjigjen për neglizhencën ndaj të miturit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark