Punëtorët teknik dhe të sigurimit filluan grevë në Spitalin e Gjilanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëtorët teknik dhe të sigurimit filluan grevë në Spitalin e Gjilanit

    Insajderi
    31 March 2016 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i ditës së sotme.

    Grevën e këtyre punëtorëve e ka konfirmuar ushtruesi e detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjilanit, Besim Guda, i cili ka thënë se këta punëtor kërkojnë rritje të pagave.

    “Po kanë hyrë në grevë. E kanë filluar një grevë të vogël dhe kërkesa e tyre është rritja e pagave. Kjo nuk ka të bëjë me spitalin, punëtorët u takojnë kompanive private”, ka thënë Guda për Insajderin.

    “Unë besoj se ata shpejt kanë me kry këtë punë. Kjo grevë shkon në dëm të spitalit se repartet mbesin pa pastruar – niveli i higjienës bie. Shumë shpejt pritet që një operator të ri ekonomik për këto shërbime”, ka shtuar Guda.

    Qëllimi i grevës është ngritja e pagës, implementimi i Ligjit, dhe Marrëveshjes Kolektive si dhe pagesa e kontributeve që për tetë vjet që sipas punëtorëve nuk është bërë./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark