Insajderi
Lajme

Kuvendi miraton rezolutën lidhur me vizat

Insajderi
03 August 2022 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuvendi miraton rezolutën lidhur me vizat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 65 vota pro, kanë miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja lidhur me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja.

Deputetët e opozitës, gjatë diskutimeve të tyre e kritikuan edhe pushtetin aktual për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri gjatë debatit parlamentar ka deklaruar se përmes kësaj rezolute, deputetët do të shtyjnë përpara reformat për shtetin e së drejtës, nisma kundër korrupsionit e zbatim të ligjeve.

Ai tha se kjo rezolutë është e nevojshme dhe kërkon trajtim të barabartë të qytetarëve të Kosovës.

Po ashtu, Tahiri ka theksuar se qeveria duhet të punojë në avancimin e platformës shtetërore, varësisht zhvillimeve të Bashkimit Evropian.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark