Arrestohen dy persona - morën kredi me dokumente të falsifikuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy persona – morën kredi me dokumente të falsifikuara

    Insajderi
    31 March 2016 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si rezultat i punës policore gjatë 24-orëve të fundit, janë arrestuar 26 persona të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

    Dy nga ta janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë marrë katër kredi në tri banka të ndryshme komerciale.

    Vlera e përgjithshme e kredive është  25.590 euro.

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    Në 24 orët e fundit, policia po ashtu ka njoftuar se janë raportuar 36 aksidente trafiku, tetë prej të cilave me të lënduar./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark