Kryeministri kroat e quan 'dështim' lirimin e Sheshelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri kroat e quan ‘dështim’ lirimin e Sheshelit

    Insajderi
    31 March 2016 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oreskoviç ka thënë që ky i vendim marrë nga Haga është i turpshëm.

    “Ky është një dështim për prokurorinë e Hagës. Shpresoj që Serbia të reagoj për shkak të rrugës drejtë BE-së. Ne shpresojm t’i shohim vendimet e duhura nga fqinjët tanë”, u shpreh Oreskovic, njofton portali kroat Nacional.hr.

    Edhe Ministri i Jashtëm, Miro Kovac, e ka quajtur si ofendim ndaj të gjitha viktimave të luftës së Bosnjes dhe Kroacisë, këtë vendim ndaj Sheshelit.

    Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli u përball me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.

    Hetuesit pretendonin se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë.

    Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.

    Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara,Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark