×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria konfrimon se ka pranuar kallëzim penal kundër Martin Berishaj

    Insajderi
    17 August 2022 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Luftiu ka konfirmuar se Prokuroria e Shtetit ka pranuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Agjencioni Kundër Korrupsionit.

    Kallëzimin penal e kanë dërguar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

    “Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër personit me inicialet M.B. Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, tha Luftiu për Insajderin.

    Insajderi ka raportuar gjatë ditës se AKK ka dërguar kallëzim penal kunder ambasadorit Berishaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark