
Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas raportimeve se tre agjentë rusë kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.
“Mos u ngatërroni me ushtarët shqiptarë!”, reagoi shkurtimisht Grenell.
“Uroj që ta fitojnë nga një medalje. Ata janë heronjë”, shkroi tutje ai.
Don’t mess with the Albanian security forces! https://t.co/omW8JJ1hD9
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 20, 2022
Ndryshe, dy ushtarë shqiptarë, të cilët ishin në detyrë si roje të Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pasi të njëjtit janë përplasur fizikisht me 3 shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.
Ushtarët shqiptarë kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.
Në momentin që janë afruar, ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur mjete djegëse (sprej) neuroparalizues duke i lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Fatmirësisht, gjendja e tyre shëndetësore po raportohet të jetë stabile.