Insajderi
Lajme

Shpend Ahmeti thumbon Abdixhikun: A e pritët Escobarin në zyre të LDK’së?

Insajderi
23 August 2022 - 20:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shpend Ahmeti thumbon Abdixhikun: A e pritët Escobarin në zyre të LDK’së?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi është “tallur” me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai, nëpërmjet postimit në Twitter, ka pyetur nëse e ka takuar të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në zyrë të LDK-së.

Kjo pas takimit të Abdixhikut me presidentin Bajram Begaj pas kërkesës që ky i fundit të shkojë në selinë e LDK-së për të zhvilluar takimin.

“A u takua Escobari me LDK në zyre të LDK?”, ka shkruar Ahmeti.

Në anën tjetër, Escobar është duke qëndruar sot në Kosovë, në një përpjekje për të përafruar qëndrimet mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të tejkalohen marrëdhëniet e tensionuara drejt një zgjidhjeje të përhershme. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark