“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj”, Meta ia merr valles me të rinjtë në Jalë (VIDEO) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj”, Meta ia merr valles me të rinjtë në Jalë (VIDEO)

    Insajderi
    24 August 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë kësaj javë është i angazhuar me të rinjtë e kësaj force politike, në kampin që zhvillohet çdo vit në Jalë.

    Meta rikthehet të marrë pjesë pas 5 vitesh që ishte në detyrën e Presidentit të Republikës.

    Pas një dite të ngarkuar dhe me deklarata pasi SPAK nisi një hetim ndaj tij, Meta në mbrëmje ka gjetur kohë për t’u argëtuar me rininë e PL, teksa ka ndarë një video në Instagram.

    “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre ”, shkruan Meta përkrah videos.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark