Insajderi
Lajme

“Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë”, vjen paralajmërimi për Qeverinë Kurti

Insajderi
26 August 2022 - 17:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë”, vjen paralajmërimi për Qeverinë Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook”. Ai ka publikuar një fotografi ku shihen katër kalorës, e të cilëve deputeti i LDK-së ua ka dhënë epitetin e “kalorës të Qeverisë-kalorës të apokalipsit”.

Quni thotë se i pari ka paralajmëruar luftë, i dyti terr, i treti sëmundje dhe i fundit kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës,

Deputeti nga Prizreni thotë se “ashtu siç erdhën, ashtu edhe do të shkojnë”, dhe shton se “prapë  do të ngrihemi”.

Reagimi i plotë i Qunit:

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

 Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit

I pari paralajmëroi luftë.

I dyti terr.

I treti sëmundje e epidemi.

I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark