Vuçiq: U thash Lajçakut e Escobarit, mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës, harrojeni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: U thash Lajçakut e Escobarit, mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës, harrojeni

    Insajderi
    27 August 2022 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.

    Vucic ka thënë se është i gatshëm të pranojë dokumentet e Kosovës, me një letër që thuhet se një gjë e tillë nuk nënkupton njohje të pavarësisë së Republikës së Kosovës, derisa ka kërkuar që serbët e Kosovës të përjashtohen nga lëshimi i dokumenteve të tilla.

    Gjatë konferencës Vucic ka thënë se Kosova duhet të harrojë punën e njohjes

    Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve.

    “Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vucic.

    Ai tutje ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.

    “Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark