Serbia anuloi paradën EuroPride 2022, organizata i reagon Vuçiqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia anuloi paradën EuroPride 2022, organizata i reagon Vuçiqit

    Insajderi
    27 August 2022 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata EuroPride ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve serbe për të anuluar paradën e krenarisë, duke thënë se një gjë e tillë bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë.

    Pas fjalimit të sotëm zyrtar të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilin deklaroi se EuroPride 2022 në Beograd do të anulohet, organizata thotë se shteti nuk mund ta anulojë, por vetëm ta ndalojë EuroPride, që do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë.

    “Shteti, përkatësisht policia, vetëm mund ta ndalojë EuroPride, jo ta anulojë atë. Ky lloj vendimi do të ishte kundër Kushtetutës dhe Gjykata Kushtetuese kishte revokuar tashmë vendime të ngjashme në 2009, 2010, 2011 dhe 2012. Ngjarjet e mbajtura në ambiente të mbyllura që janë planifikuar për EuroPride 2022 nuk mund të ndalohen. Jemi në pritje të vendimit zyrtar ndaj të cilit do të apelojmë”, tha Goran Miletiq, koordinator i EuroPride2022.

    Parada Europride në Beograd është e planifikuar të mbahet nga data 12 deri 18 shtator.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark