“Rreth 300 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rreth 300 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre”

    Insajderi
    31 March 2016 - 19:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu ka deklaruar drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, i cili bëri me dije se nga fillimi i javës së ardhshme do të bëhen publik emrat e të gjithë atyre zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, si dhe do të ndërmarrin masa me kallëzim penal ndaj tyre.

    Afati i dorëzimit të formularëve ishte hapur nga data 1 deri 31 mars (sot) në orën 16:00. Të obliguar për deklarimin e pasurisë në tërë vendin, ishin 4 mijë 300 zyrtarë të lartë publik.

    Sipas tij, në vitin 2014, kanë qenë 92 raste që kanë deklaruar rrejshëm pasurinë, kurse, për vitin 2015, shumë shpejt pritet të bëhen emrat publik.

    “Përafërsisht, ndoshta 200-300 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë, por formularët e zyrtarëve janë duke u sjell me të madhe në momentin e fundit në AKK. Është koha që të përmbyllet afati ligjor për deklarim të pasurisë, edhe një ore e gjysmë dhe të evidentohet numri i saktë”, tha Preteni.

    Preteni tha se çdo deklarim i rrejshëm është vepër penale dhe për këtë do të ushtrohet kallëzim penal. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark