“Ballkani i Hapur” në Beograd, sot pritet finalizimi i marrëveshjes për tregtinë e lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ballkani i Hapur” në Beograd, sot pritet finalizimi i marrëveshjes për tregtinë e lirë

    Insajderi
    02 September 2022 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot mbahet dita e dytë e samitit të “Open Balkan” më Beograd, pasi ditën e djeshme ishte panairi i verës.

    Sot pritet të finalizohet marrëveshja për tregtinë pa kufizime të ushqimeve mes vendeve të kësaj nisme.

    Në këtë takim do marrin pjesë, kryeministri Edi Rama, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

    Përveç 3 liderëve, në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

    Në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur. Që prej ditës së djeshme, Rama ndodhet në Beograd, ku u hap Panairi i Verës që është titulluar “Vizioni i Verës” që është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

    250 prodhues nga e gjitha bota marrin pjesë në Panairin 4-ditor, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria.

    AGJENDA

    09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit

    Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë

    09.55 – Foto familjare e liderëve

    10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”

    11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan

    12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan

    13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve

    13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark