Insajderi
Insajderi

Konjufca: I kënaqur që e takova Kryeministrin Kurti

Insajderi
04 September 2022 - 12:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Konjufca: I kënaqur që e takova Kryeministrin Kurti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ia dorëzuan kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dosjen për Vetting.

Kryeparlamentari tha se vettingu është reformë e domosdoshme.

“Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën”, shkroi Konjufca.

Konjufca përmes një postimi në Facebook e cilësoi jetik për mbarëvajtjen e shtetit votimin dhe implementimin e vettingut.

“Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin”, shkroi Konjufca.

“Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shtoi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark